Lajm i keq për Realin, Isco mungon ndaj Bayernit dhe Barcelonës

Lajm i keq për Realin, Isco mungon ndaj Bayernit dhe Barcelonës

Real Madrid ka marrë një goditje në prag të sfidës së kthimit ndaj Bayern Munchen për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Talenti spanjoll, Isco do të mungojë ndaj gjigantëve bavarezë, duke e bërë me "dhimbje koke" Zidane.

Por "vuajtja" për Realin e Madridit nuk mbaron këtu. “Marca” shkruan se Isco do të mungojë edhe në një tjetër ndeshje të madhe.

Isco vështirë se pritet të rikuperohet nga lëndimi për takimin ndaj Barcelonës në “El Clasico” më 6 maj.

Lëndimi i Iscos është lajm shumë i keq për Real Madridin pasi mesfushori ka shfaqur formë të mirë në javët e fundit te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane.

EMISIONET