Lagjet muzeale në Berat furnizohen me ujë

Lagjet muzeale në Berat furnizohen me ujë

Lagjet muzeale Goricë, Mangalem e Kala furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

 Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Berat-Kuçovë, Rifat Arizi thotë se kjo përkon me fluksin e turistëve të huaj të cilët vijnë  për të vizituar qëndrën historike të qytetit dhe lagjet muzeale.

"Lagjet muzeale i kemi në qendër të vëmendjes dhe për çdo avari shkojmë për ti riparuar menjëherë"

 Kreu i Ujësjellësit premtoi se pas përfundimit të projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit, i cili ka nisur tre vite më parë i gjithë qyteti i Beratit dhe Kuçovës do të furnizohet me ujë pa ndërprerje.

Së shpejti nis faza e tretë e këtij investimi.

EMISIONET