Lady Gaga merr Oskar-in e parë

Lady Gaga merr Oskar-in e parë

Lady Gaga ka rrëmbyer çmimin e parë Oskar.

Kënga e saj "Shallow" fitoi 'Best original song' në 91 vjetorin e Akademisë së Çmimeve. Gaga interpretoi këngën në filmin “A Star Is Born”, në duet me regjisorin Bradley Cooper.

Çmimi për "Shallow" shkoi për Gagan dhe bashkë-autorët e këngës Mark Ronson, Andrew Wyatt dhe Anthony Rossomando.

"Bradley, nuk ka person të vetëm në planet që do e këndonte këtë këngë me mua përveç teje,"-tha këngëtarja.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua sot (25 shkurt) dhe filmi më i mirë u shpall 'Green Book'.

EMISIONET