Është Lacio skuadra e radhës që siguron kalin në ¼ e Kupës së Italisë , me kryeqytetasit që mundën lehtësisht 4-1 Cittadella-n.

“Të kaltërit” dominuan gjatë gjithë takimit duke mos e vendosur për asnjë moment në rrëzik fitoren, falë edhe shqiptarit Tomas Strakosha që u shfaq në lartësinë e duhur kundër skuadrës së Seria B.  

Mjaftoi pjesa e parë për të përcaktuar rezultatin final të këtij takimi, me Lacio-n që fillimisht kaloi në avantazh me bomberin e saj Immobile, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti dhe braziliani Anderson që dyshifoi rezultatin në minutën e 24-t.

Një autogol i mbrojtësit Agostino Camigliano të skuadrës së Cittadella në minutën e 34-t shënoi për 3-1 ndërsa Immbolen në minutën e 87-të shënoi golin e dytë personal dhe vendosi në “kasafortë” fitoren e vendasve, ndërsa një gol i Paolo Bartolomei në minutën e 41-të ngushtoi rezultatin.

Me këtë fitore, Lacio kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Italisë, ku do të gjejë përballë Fiorentinën, me vjollët që mundën 3-2 Sampdoria-n.



/Ora News.tv/