Laçi hap portat dhe i josh, Partizani "skuq" Kurbinin

Laçi hap portat dhe i josh, Partizani "skuq" Kurbinin

Partizani udhëton drejt Kurbinit me forca të shumta, pasi ndaj Laçit do të ketë me vete dhe tifozerinë e saj të zjarrtë.

Grupimi "Ultras Guerrils" kanë vijuar përgatitjet për duelin e së dielës, ndërsa kanë marrë edhe dritën jeshile nga organizatorët e këtij takimi që të shkojnë me forca të shumta, të atyre që konsiderohen si lojtari i 12-të, tifozët.

Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" grupimi ka konfirmuar se drejtuesit e Laçit kanë vendosur të hapin portat për sektorin e tifozerisë mike, ku tribuna C do të jetë e gjitha e kuqe.

Një biletë në këtë sektor kushton vetëm 300 lekë, shifër kjo disi e përballueshme, duke parë edhe rëndësinë e kësaj përballjeje.


EMISIONET