Laboratori i lëvizshëm do të vizitojë të gjithë shkollat e Shqipërisë

Laboratori i lëvizshëm do të vizitojë të gjithë

Përmes këtij laboratori të lëvizshëm nxënësit në të gjithë shkollat e vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene të ndryshme në lëndët e Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë.

Laboratori “Fi Ki Bio” është dhuratë e qeverisë gjermane dhe e bën Shqipërinë të parin vend në Ballkanin Perëndimor me këtë risi.

Lindita Nikolla: Jam absolutisht e bindur që ardhja e FiKiBios jo vetëm që është një flamur në hartën e Ballkanit Perëndimor që Shqipëria ka fatin të jetë e para, por është një mundësi, një shans prej vërteti për të gjithë mësuesit e këtyre lëndëve, për shkollën shqiptare , për sistemin e edukimit, për të mundësuar një mënyrë krejtësisht të re me të cilën ai formon qytetarët aktiv të së nesërmes.

FiKiBio do të jetë një mundësi për të gjithë nxënësit e Shqipërisë jo vetëm në Tiranë, por në 12 qarqet e vendit sipas një kalendari të detajuar, pasi ne të kemi bërë të mundur trajnimin e mësuesve që cilësia e përdorimit të jetë ajo që meritojnë nxënësit, meritojnë mësuesit, meritojnë qytetarët e Shqipërisë së nesërme.

Nga shkolla “Gustav Mayer”, ambasadorja gjermane Susanne Schutz tha se qëllimi i këtij laboratori është sensibilizimi i të rinjve që në moshë të vogël për mjedisin e tyre natyror.

Susanne Schutz: Autobusë të tillë mjedisorë janë vënë në përdorim në shumë vende të tjera të botës me mbështetjen e qeverisë federale dhe monitorimin e GIZ, por në Ballkanin Perëndimor ky autobus është i pari i llojit të vet.

Laboratori i lëvishëm do të shkojë tek të gjithë nxënësit në 12 qarqet e vendit përmes një kalendari të detajuar.

Për përdorimin e pajiseve moderne do të trajnohen edhe mësues.

EMISIONET