Duke nisur nga dita e sotme, Labinot Ibrahimi do të veshë fanellën e Prishtinës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është bindur nga projekti i bardhebluve dhe për këtë fakt ka zgjedhur të largohet nga Partizani për të vijuar karrierën në kryeqytetin kosovar. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit kosovar, teksa ende nuk ka një njoftim nga të kuqtë.

Ky është një rikthim për mbrojtësin, pasi para se të aktivizohej me Partizanit, ekzaktësisht 6 vite më parë mbrojti ngjyrat e Prishtinës. Duket se në marrëveshjen për të kaluar Ibrahimin në "Fadil Vokrri" ka ndikuar miqësia e presidentëve të skuadrave, Gazmend Demi dhe Remzi Ejupi.

"Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë.

"Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë. Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.

"Ndërsa, FC Prishtina, edhe njëherë falënderon publikisht presidentin Demi për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy klubeve."-thuhet në njoftim.

/Ora News.tv/