Luajti vetëm në pjesën e parë, Zidane tregon shkallën e dëmtimit të Ronaldos

Luajti vetëm në pjesën e parë, Zidane tregon shkallën e

Dëmtimi i Cristiano Ronaldos në sfidën me Barcelonën nuk pritet të jetë i rëndë.

Pas barazimit 2-2 kundër Barcelonës, Zidane ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar:

“Nuk është mirë për momentin, por besoj se do të jetë diçka e vogël, është thjesht një goditje. Nesër do të shohim rezonancën, por kam besim se do të jetë diçka e vogël për të. Nuk brengosem për finalen, do të jemi të gjithë”,-deklaroi Zidane,

 Ronaldo pësoi një lëndim në momentin e golit, duke detyruar Zidane që ta zëvendësojë gjatë pushimit. Mbetet të shikohet nëse portugezi do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve ku Reali përballet me Liverpool-in.

EMISIONET