Pronari i  Snapchat ka përjetuar mankthin e tij më të madh pasi milarderja më e vogël në botë Kylie Jenner deklaroi se nuk e përdor më aplikacionin.

Kompania, pas deklaratës së Kylie ka humbur 1.3 miliardë dollarë nga vlera e tij në treg pasi aksionet kanë rënë.

Ylli i televizonve shkruajti në një postim në Twitter: "A ka ndonjë njeri tjetër që nuk e përdor Snapchat më? Apo jam vetëm unë... kjo është e trishtueshme."

Pas postimit të 20 vjeçares aksionet e rrjetit social u fundosën.

Kjo ka ardhur pas ndryshimeve që Snap ka aplikuar. Një milion njerëz nënshkruan një peticion duke kërkuar që Snap të rikthejë ndryshimin.

Snapchat po përballet me konkurrencë të fortë nga Instagram në Facebook, veçanërisht nga përdoruesit e famshëm si edhe sulmi i Jenner vjen në një kohë kur investitorët tashmë janë të shqetësuar.

/Ora News.tv/