Revista "Forbes" zgjodhi që në kopertinën e muajit gusht të kishte sipërmarrësen Kylie Jenner duke e konsideruar si një ndër femrat më të pasura në Amerikë.

Menjëherë pas postimit, ka patur edhe reagime të shumta për mënyrën se si ka krijuar pasurinë 900 milionë dollarëshe.

Ajo është vetëm 20 vjece dhe ka kompaninë e saj "Kylie Cosmetics", por kritikët kanë thënë se nuk do arrijë të thyejë rekordin e Zuckerberg për tu bërë e reja më e pasur në botë.

Kritikuesit kanë thënë se ky kryeartikuall është blerë nga Kris Jenner dhe nuk mund të konsiderohet se ka arritur vetë gjithcka pasi është anëtare e familjes më të famshme në botë. Rrjetet sociale kanë bërë reagimet e tyre, edhe pse në artikullin e Forbes thuhet se Kylie nuk ka marrë asnjë qindarkë nga familja.

/Ora News.tv/