Kylie Jenner ka zbuluar se do të jetë anëtarja më e pasur e familjes Kardashian-Jenner.

Të mërkurën, revista Forbes nxorri kopertinën e gushtit, ku ndër to ishte dhe 20-vjeçarja me titullin “Miliarderet e Amerikës”.

Sipas revistës, Kylie ka një pasuri me vlerë 900 milionë dollarë nga kompania e produkteve kozmetike. Në momentin që do të kalojë shifrën 1 miliard dollarë, ajo do të jetë e dyta pas Mark Zuckerberg që krijon pasuri e vetme.

Ajo e ka krijuar këtë pasuri për 3 vite, ndërsa tani është e martuar dhe nënë e një vogëlusheje.

/Ora News.tv/