Kamboxhia ka dëbuar shtatë nga dhjetë turistët e huaj nën akuzën e prodhimit e pornografisë.

Grupi u arrestua në janar pasi u shfaqën imazhe të njerëzve që imitonin aktet seksuale në një festë në Siem Reap në veri-perëndim të vendit.

Shtatë prej tyre, nga Mbretëria e Bashkuar, Zelanda e Re dhe Kanadaja, u liruan me kusht javën e kaluar dhe tani janë larguar nga vendi.

Tre të tjerë, nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Hollanda  do të përballen me gjyqin për organizimin e festës që sillte imazhe pornografike.

Të gjithë mohojnë akuzat kundër tyre, duke thënë se ata nuk ishin lakuriq dhe nuk sillnin asnjë material pornografik.

“Të shtatë personat që janë dëbuar u urdhëruan të largohen nga Kamboxhia si pjesë e vendimit me kusht dhe të mos kthehen, edhe pse akuzat kundër tyre nuk janë hequr”, thanë njoftimet.

Imazhet e festës janë publikuar online ku shfaqen disa cifte të veshuhr vetëm me të brendshme dhe janë të shtrirë në dysheme, në pozicione seksuale.

Qyteti i Siem Reap në Kamboxhia është tepër i preferuar për turistët për kulturën dhe jetën e natës që promovon.

/Ora News.tv/