Pjesa më e madhe e dëborës në qytetin Temirtaut në pjesën qendrore të Kazakistanit ka rënë tërësisht e zezë.

Shumë banorë, të shqetësuar për shëndetin e tyre, përhapën videot në rrjetet sociale.

"Ne jemi duke u mbytur këtu," shkroi një përdorues.

Një grup i veçantë shkencëtarësh po punon për të identifikuar shkaqet.

Temirtau është qendra e industrisë së hekurit të Kazakistanit dhe atje është uzina më e madhe e çelikut të vendit, kombinati metalurgjik i Karaganda, në pronësi të ArcelorMittal Temirtau, një degë e gjigantit botëror industrial ArcelorMittal.

Shumë në Temirtau besojnë se dëbora e tillë ka ardhur për shkak të kompleksit metalurgjik.

Banorët e zemëruar filluan të mbledhin nënshkrime për një peticion drejtuar Aliya Nazarbayeva, vajza më e vogël e Presidentit Nursultan Nazarbayev dhe kreu i Shoqatës së Organizatave Ekologjike të Kazakistanit.


/Ora News.tv/