"Ky është gjeni dhe tepër i dëshpëruar në të njëjtën kohë"

"Ky është gjeni dhe tepër i dëshpëruar në

Sfida e fotove për ndryshimin e njerëzve në harkun e 10 viteve që nisi në rrjetet sociale, duket se nuk është aq e mirë për antibiotikët.

Disa doktorë janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë fuqinë e trendit # 10YearChallenge në mediat sociale për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës botërore të shëndetit publik në rritje të rezistencës antibiotike.

Ata ripublikuan fotot të asaj që duken si "enët laboratorike"  të mbushur plot me baktere dhe antibiotikë në to- një nga 2009 dhe një nga 2019.

"Ky është gjeni dhe tepër i dëshpëruar në të njëjtën kohë", shkroi dr. Kate Flavin, një mjek infeksionist në Britani të Madhe.

Krahasuar me foton e parë atë të para 10 viteve, në foton e dytë, dendësia e baktereve është krejtësisht e pandryshuar-siç do të ishte një infeksion në trupin tuaj, që do të thotë se mikrobet kanë fituar rezistencë dhe antibiotikët nuk funksionojnë më.

EMISIONET