Një orë me diamantë,tufa parash dhe makina luksoze. Këto janë fotot e shumta të djalit 18 vjeçar Param Sharma i cili tregon gjatë gjithë kohës se sa i pasur është nga paratë e prindërve të tij. @IstLavishBitch është adresa e tij e Instagramit e cila shikohet dhe vizitohet nga fanatikët e rrjeteve sociale. Por luksi i jetës dhe Instagramit nuk e ka shpëtuar djalin indian nga arrestimi pasi ka tentuar të shesë një iPhone 5 të gjetur. Avokati i tij ka thënë se adoleshenti akuzohet për shitje të jashtëligjshme të iPhonit pa u munduar të gjejë të zotin e vërtetë. Megjithatë trashëgimtari miliarder ka paguar gjobën dhe ka vazhduar jetën e tij prej ari.

/Ora News.tv/