Parrullat në protestë dhe memet në rrjetet sociale mbetet forma e vetme e komunikimit dhe e ndërlidhjes mes studentëve dhe kryeministrit Edi Rama. 

Kjo është dita e 13-të e protestës së tyre dhe studentët vijojnë të tregohen inovatorë duke iu përgjigjur dhëmbë për dhëmbë kreut të qeverisë i cili pas tëitter, facebook apo instagram ka zbuluar një tjetër pasion.

Por memeve dhe slloganeve të kryeministrit, studentët i janë kundërpërgjigjur po me sllogane dhe meme.

Kryeministri vazhdimisht ka përdorur rrjetet sociale për të menaxhuar krizat dhe skandalet gjatë qeverisjes. Qeveria madje iu drejtua për ndihmë dhe reperit Noizy që studentët të ulen në dialog, e megjithatë rezultati mbetet i  njëjtë. Palët nuk lëvizin nga pozicionet e tyre

Ata vazhdojnë t'i qëndrojnë vendimit të tyre për të mos pranuar dialog me kryeministrin Edi Rama.

Me pankarta në duar ia janë përgjigjur, kërkesës së Ramës për dialog duke u shprehur se kjo do të thotë 'premtim elektoral'.

Klikoni këtu për të parë më shumë foto

Lexoni zhvillimet më të fundit nga protesta studentëve: LIVE/ Protesta, studentët bllokojnë rrugët, policia rrethon Kryeministrinë





/Ora News.tv/