Ky burrë sfidon vdekjen në lumin e rrëmbyeshëm pas përmbytjeve

Ky burrë sfidon vdekjen në lumin e rrëmbyeshëm pas

Shirat e shumtë që kanë rënë në Teksas kanë shkaktuar përmbytje të shumta.

Një burrë i zhveshur dhe i kapur për një trung u shpëtua mrekullisht nga një helikopter ndërsa merrej nga rrjedha e një lumi të rrëmbyeshëm, ndërsa katër të tjerë ende mungojnë.

Niveli i lumit Llano u rrit shpejt të hënën pas përmbytjeve të së dielës mbrëma në perëndim të qytetit.

Sheriffi i Qarkut Kimble Hilario Cantu tha se asnjë viktimë nuk ishte konfirmuar deri më tani.

Shpëtime dramatike prej 19 personash u realizuan deri të hënën. Pesëmbëdhjetë prej tyre u shpëtuan me anije dhe katër të tjerë me helikopter, përfshirë edhe burrin që shihet në video.

Katër personat e zhdukur janë tre burra dhe një grua, të cilët humbën herët mëngjesin e së hënës.

EMISIONET