Një baba i ka ardhur në mbrojtje vajzës së tij ndërsa ajo u përplas me një klientë në një fastfood në Florida.

Lufta ndërmjet dy shoqeve kundër vajzës e babait filloi si rezultat i komenteve raciste.

Video është regjustruar në Eatonville, të mërkurën dhe tregon momentin kur debati përshkallëzohet në përplasje fizike.

Një nga vajzat shihet duke iu afruar adoleshentes dhe e shtyn, duke detyruar babain e saj të ndërhyjë.

Më pas dy shoqet me ngjyrë fillojnë që ta godasin.

Babai i adoleshentes ndërhyn duke u përballur fizikisht me dhunueset.

Përplasja fizike mes tyre u mbyll nga disa klientë që ndodheshin aty dhe policia erdhi në vendngjarje por askush nuk u arrestua.


/Ora News.tv/