Kuzhina italiane është nga të preferuarat e shqiptarëve dhe për këtë për të tretin vit rradhazi në Shqipëri vjen edicioni i posaçëm i saj. Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shprehet se kjo është një mënyrë për t’I dhënë më shumë shtysë raporteve midis dy vendeve.

Edicioni i tretë i javës së kuzhinës italiane po zhvillohet edhe në Shqipëri. Cilësia, qëndrueshmëria dhe siguria ushqimore janë pikat kyçe, që premtohen në veprimtaritë që do të zhvillohet gjatë një jave.

Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shpreh bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe temën qëndrore te këtij edicioni të 3.

Alberto Cutillo: “Ky edicion i kuzhinës italiane në Shqipëri zhvillohet për të promovuar marrëdhëniet edhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve, por edhe për të promovuar turizmin.Për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme lidhjeve që ekzistojnë mes vendeve tona.Tema qendrore e kuzhinës italiane në botë është dieta mesdhetare. Kjo ditë ka bërë të mundur, që t’i dhurojë popullsisë italiane një jetëgjatësi më të madhe se popullsitë e tjera.

Përfaqësuesi i qarkut të Puglias, Claudio Polignano, thekson se kjo nismë për të qenë pjesë e javës së kuzhinës italiane do t`i vlejë Shqipërisë.

Alberto Cutillo: Mikele Milano presidenti i Qarkut Puglias do të jetë javën e ardhshme në Tiranë, do të takojë kryetarin Veliaj sepse qarku i Puglias do të japë një kontribut të vogël për përmirësimin e jetës për qytetarët e Tiranës. Do të dhurojë 3 mijë pemë për pyllin orbital.

Veprimtaritë në kuadër të javës së kuzhinës italiane nisin nga data 19 nëntor e do të vazhdojnë deri në datën 25 nëntor, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme, por do të jetë i pranishëm edhe qarku i Marche-s, projekt që do të shpaloset edhe në Berat, Elbasan dhe në Vlorë.

/Ora News.tv/