Kuvendi rrëzon me votat e PS-PDIU, rezolutën e PD-së për "Jerusalemin"

Kuvendi rrëzon me votat e PS-PDIU, rezolutën e PD-së për

Kuvendi ka rrëzuar rezolutën e opozitës për çështjen e Jerusalemit, duke miratuar rezolutën e Partisë Socialiste që mbron qëndrimin e Shqipërisë në votimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Projekt rezoluta e PD-së u rrëzua me 73 vota kundër, 11 pro. Po me 73 vota u miratua edhe rezoluta e PS-së. PDIU ka votuar pro rezolutës së Partisë Socialiste dhe kundër asaj të PD-së.

Shqipëria votoi kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Rezoluta shkaktoi debate gjatë ditës në Kuvend. Berisha deklaron se vota në OKB ishte kundër interesit shqiptar.

Sali Berisha: Ta dënojmë me forcë sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë dhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit". Shqipëria nuk do të nëhet kurrë shtojcën e sigurisë në politikën e sigurisë globale

Edi Rama: Sot kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme. Sa të jetë kjo parti në qeveri nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë e të fshiheni pas një identiteti tjetër e të mos ju kapin. 

Kuvendi ka rrëzuar gjithashtu projektligjin për 'Statusin e minatorit' me 70 vota kundër, i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

EMISIONET