Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Noterinë, miraton Kadastrën

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Noterinë, miraton

Mazhoranca rrëzoi në Kuvend me 75 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta "Për noterinë", por miratoi dekretin tjetër për kthimin e ligjit "Për kadastrën".

Gjatë votimit për dekretin e dytë, socialistët dhe demokratët bashkuan 93 vota pro, duke i dhënë mundësi rishikimit të ligjit për kadastrën.

Të dyja ligjet u kthyen pak kohë më parë nga Presidenti Meta për rishqyrtim. Sipas Presidencës në ligjin për Noterinë nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.

Ndërsa për ligjin e  kadastrës Presidenti argumenti se kishte mangësi të theksuara në kornizën ligjore, një argumentim i aprovuar edhe në Kuvend.

EMISIONET