Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka sulmuar kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas rrëzimit të Kuvendit të kandidaturës për kreun e KLSH, Blushi shkruan:  

"Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare".

/Ora News.tv/