Kuvendi i ka hapur rrugën ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Në seancën e sotme u miratua shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës.

Duke qenë se është fjala për koncesion kërkohej ligj i posaçëm, i cili kaloi me shumicë të thjeshtë mbrëmjen e sotme në Kuvend.

Një konsorcium turk ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se tri kompanitë turke, të grupuara në një konsorcium, do të investojnë rreth 100 milionë euro për të ndërtuar aeroportin.

/Ora News.tv/