E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, deputetja socialiste Evis Kushi ftoi opozitën që të mos vendos axhendën politike mbi atë të integrimit në Bashkimin Europian. Kushi tha se PD dhe LSI duhet të lobojnë pozitivisht për çeljen e negociatave pas marrjes së rekomandimit.

Kushi: Është momenti kur të gjithë duhet që të bëjmë lobim pozitiv. Janë të mirëpritura dhe të lutura të gjitha forcat politike që në këtë moment të bashkëpunojnë dhe të jemi bashkë për interesat e Shqipërisë. Unë vlerësoj cdo përpjekje jo vetëm të kryetarit të opozitës por të kujdo tjetër për hirë të integrimit.

Deputetja Kushi u ndal edhe te deklarata e Ministrit Fatmir Xhafaj për bandat kriminale ku theksoi se pas identifikimit të tyre po punohet për mbledhjen e fakteve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale

Kushi: Paralajmërimi ishte i drejtpërdrejtë, ministri Xhafaj ishte i ashpër me të gjitha ato grupe kriminale dhe i paralajmëroi në lidhje me punën pa kompromis që policia e shtetit është duke zhvilluar.

Edhe pse është rritur besimi te Policia e Shtetit, Kushi tha se në rrëdhët e këtij institucioni ka ende punonjës të lidhur me krimin dhe që vettingu do të bëjë pastrimin e tyre nga sistemi.

/Ora News.tv/