Lihet në burg "sekseri" i gjyqtarit Shkëlqim Miri

Lihet në burg "sekseri" i gjyqtarit Shkëlqim Miri

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Mirin, kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ka luajtur rolin e sekserit.

Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit burg për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri.

Çlidhje ka me Kujtim Mirin?

Kujtim Miri është një nga personat e arrestuar dhe që pretendohet se ka marrë lekët e familjarëve të të dënuarit. Avokati thotë se janë kushërinj të largët,

Po 30 milionëshi i gjetur në banesë?

Gjyqtari Shkëlqim Miri pretendon se ai është pronari i vetëm një pjesë të vogël të parave, ndërsa shuma tjetër është e familjarëve. Për pjesën e parave që janë gjetur në dhomën e fëmijëve në një çantë gjyqtari pretendon se janë para të familjarëve të tij të dhëna për një veprim kontraktor  civil, provuar edhe kjo nga noteria, por që për shkak të ndryshimit të qëndrimit për blerjen civile, do të përdoreshin ndoshta për kurimin e tij.

/Oranews.tv/

EMISIONET