Trekëndëshi i dashurisë së Brad Pitt përfshirë dy ish-gratë, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara në faqet rozë.

Por nuk ishte ai që tregoi se cila prej të dyjave puth më mirë. Këtë gjë nuk hezitoi ta tregonte aktori Gerard Butler në një transmetim direkt në emisionin e Andy Cohen.

Skocezi u bë pjesë e një loje ku duhet të tregonte se cila prej të dyjave ka dhënë puthjen më të mirë në rolet ku kanë qenë së bashku.

“Jennifer Aniston. Unë po iki tani, e di, ju kam çuditur të gjithëve,” – tha ai. Gerard ka lujatur me gruan e parë të Brad, Jennifer Aniston në filmin ‘Bounty Hunter’.

Ndërsa me femrën që cilësohet si më e bukura në botë, Angelina Jolie, ai ka luajtur në filmin ‘Lara Croft Tomb Raider: The Cradle of Life’.

Pavarësisht këtij detaji, Brad Pitt e la Jennifer për tu martuar me Jolie në vitin 2005, me të cilën ka 6 fëmijë dhe vazhdojnë të ndjekin seancat gjyqësore për kujdestarinë e tyre.

/Ora News.tv/