Kush i gjen çantën i humbur merr 30 mijë euro

Kush i gjen çantën i humbur merr 30 mijë euro

 Pronari i një çante të prodhuar në Itali, të cilën e kishte humbur, nxori në gazetën më të shitur gjermane ”Bild” njoftimin se për gjetjen e saj do të paguante 30 000 euro (35 000 dollarë).

Në njoftimin e personit anonim në gazetën ”Bild” thuhej se pronari kërkonte çantën kamosh ngjyrë gri të markës ”Brioni” përfshirë gjithçka që gjendej brenda saj.

Njoftimi nuk thoshte se çfarë përmbante çanta, që ishte humbur gjatë një dreke në një restorant sushi në stacionin qendror të Berlinit, më 4 nëntor.

Me humbësin e çantës do të kontaktohet vetëm me e-mail.

Një njoftim që zë gjithë faqen e gazetës ”Bild” kushton 23 866 euro.

Policia gjermane thotë se nuk ka ende njoftime për fatin e kësaj çante.

/Ata/

EMISIONET