Kush është "vajza e pisët" e Ledri Vulës?

Kush është "vajza e pisët" e Ledri Vulës?

 Bashkëpunimi më i ri i Ledri Vulës me artistët Eaz dhe Xen është publikuar sot dhe titullohet "Nasty Girl".

Në shqip përkthehet 'vajza e pisët' dhe reperi Ledri është i ftuar në këtë projekt muzikor.

Flitet për një vajzë që është tepër seksi dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Nuk dihet nëse teksti është shkruajtur për një femër në jetën e reperëve apo është rastësi kjo përzgjedhje. Kujtojmë se ka kohë që Ledri nuk po përflitet për histori dashurie, prandaj askush nuk e di nëse ka nisur romancë të re këto kohët e fundit.

Kënga është krijuar për të hyrë në tregun ndërkombëtar, ndonëse është në gjuhën shqipe.

Eaz dhe Xen po zhvillojnë karrierën e tyre në Gjermani dhe janë të njohur për këngën "Ale".

EMISIONET