Kush është lideri më i pëlqyer në botë? Trump zhgënjen!

Kush është lideri më i pëlqyer në botë? Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është e preferuar vetëm në vendin e saj, por edhe në botë. Ajo u rendit e para në një sondazh të ri të Pew me 52 përqind të të anketuarve, të cilët mendojnë se ajo bënë "gjënë e duhur në lidhje me çështjet botërore".

Por, presidenti amerikan Donald Trump ka një rezultat zhgënjyes. 17% e të anketuarve, thanë se nuk kishin "besim" tek Presidenti i SHBA-ve.

The Pew Research Center, një institut amerikan jo partiak i bazuar në Uashington, botoi gjetjet e tij të hënën pasi ai vëzhgoi më shumë se 26,000 njerëz në 25 vende.

Trump kishte vlerësimet më të ulëta në Meksikë, ku vetëm 6 për qind e njerëzve shprehën besim në udhëheqjen e tij. Në Evropë, 7 për qind shprehën besim tek Trump në Spanjë, 9 për qind në Francë, 10 për qind në Gjermani dhe 28 për qind në Britaninë e Madhe.

Nga ana tjetër, popullariteti i Merkelit ishte më i lartë në Holandë, sipas të dhënave, pasi 85 për qind e vlerësuan atë pozitivisht. Ajo ishte më së paku e pëlqyer në Greqi, me vetëm 15 për qind.

Anketuesit u pyetën për pesë udhëheqës botërorë: Trump, Merkel, Presidenti kinez Xi Jinping, Vladimir Putin i Rusisë dhe Emmanuel Macron i Francës. Në mbarë botën, Trump ishte në fund të listës.

EMISIONET