Kush është babai i Stormy? Kylie Jenner i jep fund thashethemeve

Atësia e vajzës së Kylie Jenner është vënë në dyshim që në momentin kur miliarderja më e vogël në botë zbuloi se ishte shtatzënë.

Por ylli i televizioneve ka vendosur që ti japë fund të gjitha thashethemeve duke saqruar njëherë e mirë se kush është babai i Stormy.

20-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram në Met Gala me babain e vajzës së saj, Travis Scott.

"Prindërit e Stormy,"-shkruan Kylie.

Kjo foto erdhi pas thashethemeve se truproja i Kylie apo ish i dashuri i saj Tyga mund të jenë babai i Stormy-t.

Jenner dhe reperi 26-vjeçar kanë qenë në një lidhje që nga prilli i vitit 2017 dhe janë bërë prindër për herë të parë kur Stormy erdhi në jetë.

EMISIONET