Kush do e votojë shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit? Debati që po zien në jetën reale tashmë është zhvendosur edhe online në rrjetet sociale.

Personazhe të jetës politike në vend kanë transportuar këtë debat në facebook duke mos lënë mënjanë as nervozizmin që shoqërohet me një fjalor jo etik, gati gati sfidues.  

Dy të tillë janë  dhe ai mes deputetit në Kuvend Ralf Gjoni dhe anëtarit të kryesisë së PD-së,Kreshnik Çollaku dhe ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me votimin e shkarkimit të presidentit Meta që u bënë dje.

Në një postim të fundit, të publikur paraditen e sotme  Ralf Gjoni  shkruan: "Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i Presidentit është i pamundur."

Ndër të tjera në rreshta sqaron dhe se "shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale"

Pastaj përsërit deklaratën e djeshme se "Vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare!"

Debati i djeshëm

Kjo deklaratë e bërë dhe dje, nxiti dhe replikat mes tij dhe Kreshnik Collakut dhe Ylli Manjanit

Debati Ralf Gjoni  - Kreshnik Çollaku

Kreshnik Çollaku: Dmth do te shkarkosh Ilir Meten ,Ralf ??

Ralf Gjoni: Nuk kam thene ne asnje moment qe do votoj shkarkimin. Lexo qarte ckam shkruar. Vota ime ne parlament kushtezohet me ndryshimin e sistemit. Pse nuk dilni me nje propozim ju te PD per ndryshim sistemi? Apo s’ia mban kryetarit tuaj te hape listat???

  Kreshnik Çollaku : pra nese te japin sistemin,ti voton te shkarkohet Ilir Meta ?

Ralf Gjoni: Ti meritoje te ishe ne parlament. Dhe ti nuk ke asnje shans te hysh ne parlament me kete dreq sistemi te mbyllur ne duart e nje bajraktari. Think about it...

Kreshnik Çollaku: S'ka lidhje kjo. Mos bej diversion. Pyetja eshte per ty,nese te jep sistemin ti voton te shkarkosh Ilir Meten ?

Ralf Gjoni:  une jam per riformatim total te republikes dhe zhdukjen e te gjithe bajraktareve qe kane kapur peng vendin. Duke filluar nga ata te tute e gjithe te tjeret me radhe... Ne kete fare derexheje, shqiptaret nuk meritojne me kete klase te papergjegjshme. Po ti a je per sistem te ri zgjedhor dhe per hapjen e listave? Ke kellqe ta deklarosh? Apo ke frike nga bajraktari???

Ralf Gjoni: Pergjigju per sistemin pse ke frike? Une pergjigjen time e kam dhene qe ne status. Mos devijo...

Kreshnik Çollaku: Ralf Gjoni a voton per te shkarkuar Ilir Meten ti apo jo ? Te yes ty se e njoh mire marrëdhenien tende me te. Pergjigju drejte.

Kreshnik Çollaku: Ralf Gjoni per sistemin jam pro ndryshimi pasi te clirohet nga bandat. Cdo lloj sistemi une do isja per maxhoritar te paster. Por tema jote sot per sistemin eshte alibi per Ramen

Kreshnik Çollaku: Ralf Gjoni pergjigjen time e more. Rradha jote te tregosh kellqet. A do te votosh te shkarkohet Ilir Meta ? Po dhe nese nuk pergjigjesh te kuptoj. Uroj vec nje gje ruaj nderin politik miku im...pasi dita e enjte kjo luhet per ty.


Debati mes Ralf Gjonit dhe Ylli Manjanit (10 qershor)

Ylli Manjani: Hahahahahahahahahaaha.. Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën...Hahahahahahahahahahahahha...

Ralf Gjoni: Ylli Manjani ti duhet te kalosh permes nje procesi teresor dezinfektimi perpara se te lakosh emrin tim ne publik. Une s’kam qene ndonjehere minister e as nuk kam firmosur ndonjehere per tendera. Une po luftoj sot ne Parlament qe njerez si ti te mos mbeten me ne meshiren e Monikes nese te ben apo jo deputet, por te mbeten ne deshiren e njerezve qe meritojne te votojne te lire, me lista te hapura. Nese kjo ty te bezdis, me vjen keq per ty. Ama mos harro se si ke uleritur edhe ti bashke me mua per ndryshimin e sistemit. Mos harro as greven e urise te Ilir Metes e te LSI kunder ndryshimeve te 2008. Kjo me ka bashkuar me te per vite me radhe e per ate kam luftuar ne ate parti. Nese ti dhe kushdo tjeter keni ndryshuar qendrim, kjo eshte puna juaj. Une s’kam levizur asnje presje nga qendrimet e mia, qe prej vitit 2009! Ndryshim sistemi, hapje listash, dhe atehere hajde provojme forcat ne terren. Por s’ta mban as ty, e as kryetares tende...

Ylli Manjani :Ralf Gjoni si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire.

Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!

Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake... Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?!

Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin...

Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje.

Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës.

Tja kalosh mirë aty ku ha pilaf !



/Ora News.tv/