Kush do të qeverisë Italinë?

Kush do të qeverisë Italinë?

Për analistët italianë zgjedhjet e 4 marsit në Itali treguan falimentimin e partive tradicionale dhe të një sistemi të vjetruar politik.

Fituesit në këto zgjedhje janë Lëvizja 5Yje e konfirmuar si forca e parë politike në legjislaturën e re parlamentare dhe Lidhja e Veriut e konfirmuar si forca e parë brenda koalicionit fitues të qëndrës së djathtë

Pas zgjedhjeve në Itali dhe pse asnjë forcë politike nuk ka mundur të arrijë kuotën e nevojshme të 40% të votave për të krijuar qeverinë e re, ka dalë një parti fituese, një koalicion politik fiutes, dhe një forcë humbëse Partia Demokratike e koalicioni i saj i së majtës.

Por kujt i takon të marrë në duar krijimin e qeverisë së re Partisë fituese, apo koalicioni politik në të cilin morën pjesë 4 parti të së djathtës?

Gjithçka varet nga vendimi që do të marrë Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

Në një dalje publike mediatike lideri i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini deklaron se kolaiconi i së djtathtës ka marrë mazhorancën parlamentare dhe i takon atyre të krijojnë qeverinë e re.

"Kemi fituar parlamentin, kemi kandidatin për kryeministër i cili jam unë dhe një program qeverisës që do ta nxjerri Italinë nga moçali në të cilën ndodhet" është shprehur lideri i Lidhjes së Veriut.

"Qëndra e djathtë është e bashkuar, dhe jemi shpresa e vetme e italianëve"

Sa i takon vendimit që duhet të marrë Presidenti i Republikës, Matteo Salvini është shprehur optimist se ai do të respektojë vullnetin elektroal të popullit italian që i ka dhënë fitoren koalicionit të djathtë.

Ndrësa mbi krijimin e një mazhorance për të qeverisur, Matteo Salvini është shprheur se nuk do të bëjë marrëveshje partiake ose politike, do të bëjmë marrëveshje me të gjitha ta që i bashkohen programit tonë qeverisës.

Dhe në Bruksel shprehen optimist mbi vendimin e drejtë që Presidetni Italian do të marrë për krijimin e qeverisë së re.

Kryekomisionerja e BE për Politikën e Jashtme e sigurinë Federika Mogherini ka deklaruar sot se  "Presidenti Mattarela do të marrë kohën e duhur dhe vendimin më të mirë për Italinë."

EMISIONET