Një fidanë në oborrin e shkollës për të qenë një kujtim i përhershëm për nxënësit dhe në anën tjetër për të përmirësuar cilësinë e ajrit përmes gjelbërimit. Me këtë synim, ministri i mjedisit Blendi Klosi dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nis iniciativën "Kurorat e gjelbra të shkollave" teksa mbollën me nxënës dhe mësues fidanët e parë në shkollën 9-vjeçare " At Zef Pllumi" në Shëngjim .

Klosi: Duke iu drejtuar pemëve, ne i drejtohemi jetës dhe prandaj në muajt në vazhdim ne do të përpiqemi që brenda këtij viti të mbjellim 550 mijë pemë në 550 vjetorin e Skënderbeut. Shkolla e Shëngjinit është një nga shkollat e para që i bashkohet nismës sonë të mbjelljes së kurorave të gjelbërta në çdo shkollë.

Nikolla: Do të jenë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që do të japin modelin e tyre në këtë aksion. Ky është momenti i parë, por ne besojmë që kurorat e gjelbra do të bëhen fusha të gjelbra falë bashkëpunimit të shkëlqyer të mësuesëve, nxënësve dhe prindërve.

Autoritet besojnë se në këtë nisëm do të angazhohen mësues e ndënës që në nivel kombëtar duhet të përkthehet në mbjelljen e mbi 20 mln pemëve. 

/Ora News.tv/