Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu zbulon arsyet e krizës që po kalon skuadra e Kukësit. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Kuriu tha se verilindorët kanë kualitete por nuk di të bëj skuadër.

"Skuadrës së Kukësit nuk i mungon vetëm vetëbesimi. I mungon stadiumi, tifozeria. I mungon profesionalizmi. Ka ndryshuar 3 trajner brenda një sezoni. Ka lojtarë me kualitete por që nuk dinë të bëjnë skuadër. Ankohen për mungesat dhe nuk ankohen për mungesat kur fitojnë. "-përfundoi Kuriu.


/Ora News.tv/