Kurdët e Turqisë, apel ndërkombëtarëve të ndalin luftën

Kurdët  e Turqisë, apel ndërkombëtarëve të ndalin

Kurdët e Turqisë në Dijarbakir që është edhe qyteti më i madh i Turqisë juglindore kryesisht me popullsi kurde, dënuan ashpër këtë të dielë, operacionin e ushtrisë turke, në rajonin verior të Sirisë, në Afrin. 

Forcat tokësore turke mësyn në provincën Afrin ditën e dielë, pasi Ankaraja shtoi sulmet e artilerisë së rëndë ndaj ushtrisë kurde. Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi se ushtria turke ndër më të mëdha të NATO-s, ka hyrë në pjesën veriore të Sirisë mëngjesin e së dielës. 

Ndërkohë kurdët e Dijarbakir u bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë menjëherë operacionin, pasi ushtria turke deklaroi se deri më tani kishte goditur rreth 153 objektiva të militantëve kurd në rajonin Afrin, përfshirë dhe strehimet e tyre. Luftimet po shënojnë ditën e dytë të frontit të ri të Turqisë, në një luftë civile shtatëvjeçare që ka përfshirë Sirinë.

Në kuadër të operacionit turk “Dega e Ullirit", sulmet nisën ditën e shtunë me bombardime ajrore në bazat e rebelëve kurdë në Afrin të Sirisë, një lëvizje e cila mund të tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Kjo për faktin se grupimet militante të këtij rajoni mbështeten ushtarakisht nga SHBA, me argumentin se janë tejet efektivë në luftën ndaj ISIS.

 Por Turqia nga ana e saj përballet me kërkesat e vazhdueshme të kurdëve për pavarësi në rajonin juglindor të vendit dhe e ka parë me skepticizëm armatosjen dhe trajnimin ushtarak të rebelëve, duke i cilësuar si rrezik për stabilitetin.

 Pasi regjimi i Asadit ia dorëzoi Afrinin në 2012 organizatës e konsideruar terroriste, PYD/PKK, ky rajon përgjatë luftës është bërë strehë i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së organizatës në Afrin.

EMISIONET