Kurbin, u denoncua nga qytetarët se kishte drogë, arrestohet 50-vjeçari

Kurbin, u denoncua nga qytetarët se kishte drogë, arrestohet

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi qytetarët e kanë denoncuar për posedim të lëndëve narkotike.

Pas raportimit nga qytetarët, në pranga u vu shtetasi R.G.,50 vjec.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin,iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi  lënde narkotike  e dyshuar kanabis sativa", tha policia.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale  " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

EMISIONET