Libri “Kurban” i kryeministrit, Edi Rama, ka gjetur dritën e botimit edhe në Itali. 

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në fb, ku shkruan: "Me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë".

Parathënia e përkthimit është shkruar nga gazetarja, shkrimtarja dhe autorja televizive, Daria Bignardi.

Në kopertinën e librit është fotoja e Edi Ramës shoqëruar me shkrimin "Ishte viti 2000, kur Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot".

Libri "Kurban" i kryeministrit Rama është përkthyer edhe në turqisht.

/Ora News.tv/