"Kurbani" i Edi Ramës në libraritë italiane

"Kurbani" i Edi Ramës në libraritë italiane

Në të gjitha libraritë italiane ka dal sot në shitje libri "Kurban" i kryeministrit Edi Rama.

Ky libër i publikuar  nga shtëpia botuese kalabreze Rubbentino është përshtatur në gjuhën italiane nga përkthyesit Adriana Prizreni e Raffaele De Girogi.

Ora News ka dokumentuar praninë e shitjes së librit në libraritë kryesore të kryeqyteit Romë.

Në ora 9 të mëngesit të sotëm në të gjitha pikat e librarive Feltrinelli dhe Feltrinelli International ashtu dhe në pikat e IBS Librari, në Romë,  libri "Kurban" i kryemistrit Rama ishte në stendat e tyre e nën zërin e Gjeopolitikës.

Numri i kopjeve për shitje të librit ishte mjaft i reduktuar, maksimumi 5 kopje për çdo librari Feltrinelli e vetëm 2 kopje në IBS Librari. Ndoshta mund të jetë ky dhe një testim parparak i shtëpisë botuese Rubbentino për një tirazh më të madh publikimi në të ardhmen apo për një ribotim të dytë të tij.

Libri "Kurban" është një refleksion autobiografik e politik përgjatë 11 viteve që kryeminstri Edi Rama ka kryer funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Libri Kurban në gjuhën italiane është rreth 271 faqe e në faqet e para të tij kryeministri shkruan dedikimin "Nënës time Aneta".

"Ishte viti 2000 e Tirana nuk ishte as dhe pak kjo që është sot", citon kopertina e pasme e librit me  fotografinë gjigande të kryeminstrit shqiptar.

Parathënia e tij është shkruar nga shkrimtarja dhe gazetarja e njohur televizive Daria Bignardi, e cila e hap këtë libër me përshtypjet e saj mbi një qytet që po e vizitonte për herë të parë.

"Për herë të parë e kam vizituar Tiranën 3 vjet më parë, shkruan ajo, dija shumë pak nga historia e Shqipërisë e pothuajse asgjë për Edi Ramën. Kisha dëgjuar se kryeminstri i Shqipërisë ishte një piktor e se për një kohë të gjatë kishte qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës e që kishte lyer shumë pallate me ngjyra në mënyrë simbolike. Nuk kisha parë kurrë fotografinë e tij dhe  nuk di pse e imagjinoja pak të c'rregrullt si disa artistë. Lidhja ime më e thellë me Shqipërinë vinte nga leximi i kryeveprës së Ismail Kadares "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", për të cilin cdo vit shpreson të marr cmimin Nobel.

Sa i takon të tjerave dija c'ka lexoja në gazeta, pra hamendësh", shkruan ajo.

Gazetarja italiane rrëfen se kishte mbërritur në Tiranë për publikimin në gjuhën shqipe të një libri të saj, e shoqëruar nga dy fëmijët; djali adoleshent e vajza ende një vogëlushe

"Mjaftoi pak orë qëndrimi në Tiranë për t'u përfshirë nga energjia e personave që takonim, vazhdon reflektimi i saj në parathënien e librit. Ishte kaq interesante të ishte në një vend me një histori kaq të vecantë e që mund të flisje me të gjihtë pasi të gjithë flisnin gjuhën italiane."

Në ditën e parë të qëndrimit në Tiranë , Daria Bignardi rrëfen se ishte takuar me shumë shkrimtarë e gazetarë, "Të gjithë kishin histori për të treguar dhe e bënin me një vitalitet e entuziazëm që në Itali nuk jemi mësuar." shkruan ajo.

"Tirana na u duk një vend i ri, alegro e plot shpresa. Ishte kaq pranë Italisë e në të njëjtën kohë larg, fakt që na impresionoi shumë", shkruan ajo, gjithmonë në shumës , duke përcjellë njëkohësish dhe mendimin e djalit të saj adoleshent i kuriozuar nga kuzhina shqiptare dhe rrëfimet mbi vitet e gjata të komunizmit."

Gazetarja italiane shkruan se u takua me kryenimistrin shqiptar në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë,  eme ftesë të ardhur përmes shtëpisë së saj botuese në shqip.

"Nuk kisha qënë kurrë në zyrën e një kryeministri, shkruan gazetarja italiane, pranova të shkoj por duke marrë me vete dhe dy fëmijët e mi. "Pallati i kryeminstrit mu duk shumë i madh, bosh me mjaft qetësi. Nuk kishte asnjë personel sigurie. "

Po si shkoi takimi i tij me gazetaren italiane? Lexuesit italiane por dhe shqiptarë mund të zbulojnë duke lexuar librin, me sigurinë se pozitiviteti i përcjellë nga qyteti i Tiranës do të konfirmohet dhe në bisedën e tyre e duke i dedikuar 3 vjet më pas dhe parathënien e këtij libri.

EMISIONET