Një tragjedi e rëndë ka arritur të shmanget, pasi një kamion me shpejtësi të madhe ka ndaluar vetëm pak cm larg një fëmijë që po kalonte rrugë.

Ndërsa disa fëmijë zbritën nga autobuzi, vdekja u kaloi pra syve. Për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ata dolën mbrapa autobuzit, ndërsa në anën e kundërt po vinte një kamion me shpejtësi. 

Ndërsa nuk arrinte të shikonte dot makinat që vinin nga ana tjetër e rrugës, pasi pamja ishte e zënë nga autobuzi, plotësisht i pavetëdijshëm për kamionin që po afrohej, një nga fëmijët del para tij. 

Shoferi menjëherë vuri re fëmijën dhe arriti të frenojë në sekondën e fundit.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/