Kur qeni është më besnik se një njeri!

Kur qeni është më besnik se një njeri!

Përfshirja e kafshëve në aktivitetet sportive është bërë e "modës" viteve të fundit, ndërsa historia që na vjen nga Paraguai është vërtetë interesante.

Klubi i Sporting 2 De Mayo ka zënë faqet e para të gazetave sportive në botë, pasi ka si asistent të trajnerit Carlos Jara Saguier ka emëruar një qen. I njohur me emrin Tesapara, qeni rezultonte i humbur dhe kontakti me teknikun Seguier i ndryshoi jetën.

Siç raportohet nga "Cronica.com", Tesapara merr pjesë në seancat stërvitore, ka një vend në stol dhe feston me grupin sukseset e ekipit. Saguier thotë:

"Ai është 10 vjeç dhe e kupton ekipit dhe kap lëvizjet dhe energjitë e grupit". 

Epo kur qeni është më besnik se një njeri ... hapi rrugë dhe emëroje në poste komode. Aktualisht ekipi luan në Divizionin e dytë në futbollin Paraguajan.

EMISIONET