Kur parakalimi përfundon në aksident shumë serioz…

Kur parakalimi përfundon në aksident shumë serioz…

Një shofer e pësoi keq pasi tentoi të parakalonte një makinë me shpejtësi marramendëse. Automjeti tip “Subaru Impreza” u përplas me një “Ford Fiesta” në korsinë tjetër, duke e lënë shoferen me lëndime serioze për jetën. Aksidenti ndodhi në shkurt të vitit të kaluar në Winterbourne.

Shoferi nuk arriti të kontrollonte frenat dhe rrëshkiti, duke shkaktuar një aksident serioz. Shoferja e“Ford-it” është identifikuar si Jodie Ëynne dhe theu katër brinjë e një këmbë. Ndërsa Samuel Tiley, i cili po ecte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar pësoi vetëm dëme material.

Kanë kaluar vetëm pak javë që kur ka dalë nga burgu dhe Samuel thotë se nuk do ti japë më makinës. “Ai nuk do të hipë më në makinë dhe ndihet vërtetë shumë keq për gjithcka shkaktoi”, tha nëna e saj.

Ndërsa Jodie, e cila mbeti e lënduar nga aksidenti dhe nuk arriti të gjente punë për shkak të problemeve me këmbën, nuk pranoi të jepte asnjë koment pas gjyqit.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, Tiley u dënua me 16 muaj burg iu ndalua drejtimi i makinës për katër vjet. Tani është i lirë, por i bindur që nuk do të ngasë më.

EMISIONET