Kur në vrapimin e mëngjesit përballesh me mambën vdekjeprurëse

Kur në vrapimin e mëngjesit përballesh me mambën

Një ecje në mëngjes përgjatë një plazhi të bukur, ndërsa dielli ngrihet mbi horizont, tingëllon si fillimi i përsosur i një dite të mirë.

Por, për një djalë adoleshent në Afrikën e Jugut, vrapi i tij i mëngjesit pothuajse u kthye në vdekje, pas thuajse u pickua një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë.

Videoja nga Scottburgh, Afrika e Jugut, tregon një burrë të guximshëm duke zvarritur gjarprin rreth 2.7 metër të gjatë.

Pasi gjendet në një pozitë të sigurt, ai e kap gjarprin vdekjeprurës mamba të zezë nga koka me duart e zhveshura duke u siguruar që nofulla e tij të mos jetë më e rrezikshme teksa futet në një kuti.

Mamba e zezë (Dendroaspis polylepis) është gjarpri më i rrezikshëm në Afrikë, ku pickimi i saj njihet si "puthja e vdekjes".

Gjarpri u dërgua më vonë në Qendrën e Ruajtjes Crocworld para se të lirohej në një vend të sigurt larg nga njerëzit.

EMISIONET