Kur ministria e Kulturës ngatërron kompetencat me Prokurorinë

Kur ministria e Kulturës ngatërron kompetencat me Prokurorinë

Emisioni BOOM ka vijuar denoncimin me abuzimet në Teatrin e Kukullave.

Një ditë  pas administrimit të materialeve filmike nga ana e Prokurorisë së Tiranës në lidhje me abuzimet e ndodhura në Teatrin Kombëtar të Kukullave një tjetër kërkesë mbërrin në RTV Ora News, kësaj here nga ministri e Kulturës (kërkesa mbërriti të enjte) në të cilën thuhet:

"Në vijim të procesit hetimor të nisur nga MK për çështjen e QKKF kërkojmë nga ana juaj të na vini në dispozicion të gjitha regjistrimet bruto në kuadër të investigimit të realizuar nga emisioni juaj. Komisioni i ngritur për këtë qëllim me urdhërin e ministrit nr 81 datë 31.1.2018 " Për ngritjen e komisonit për kryerjen e hetimit administrativ për problematikën në QKKF dhe Teatrit të Kukullave" në funksion të një hetimi administrativ të plotë dhe efektiv, ka përgjegjësi të kërkojë informacion zyrtar dhe të kërkojë raportime në lidhje me ngjarjen e denoncuar në mënyrë që të kryejë hetimi bazuar në prova dhe në bazë të legjislacionit në fuqi."

Por në këtë rast Ministria e Kulturës ka ngatërruar kompetencat me prokurorinë pasi është prokuroria ajo që bën vlerësimin e elementëve si zëri, figura apo elementë të tjerë që janë paraqitur në RTV Ora News.

EMISIONET