Një kërkesë e çuditshme ka ardhur në adresë të emisionit Boom nga Ministria e Kulturës, firmosur nga sekretari i saj i përgjithshëm ku thuhet: "Kërkojmë bashkëpunimin tuaj duke na vënë në dispozicion të gjitha regjistrimet bruto që keni regjistruar për këtë çështje".

Gjithçka lidhur me investigimin e Boom me abuzimet në Teatrin e Kukullave. Një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga prokuroria dhe në bazë të ligjit sigurisht që kemi vënë në dispozicion gjithçka.

Por pse paska urdhëruar ministrja Kumbaro një hetim administrativ nuk ka asnjë lloj të drejte të kërkojë asgjë nga një media, aq më tepër me shkresë zyrtare, e duke na vënë në dijeni se po u përpiqkeni për të zbuluar të vërtetat.

Nuk ka nevojë për regjistrimet e BOOM për t’i zbuluar ato, mjafton të dërgoni auditin dhe kontrollet periodike, që nuk e dimë i keni bërë apo jo. Fillimisht menduam t’ju kthejmë përgjigje me shkrim brenda dhjetë ditëve siç e ka burokracia juaj, por nuk jemi aq të ngadaltë në reagim.

Po e mbyllim për momentin me një pyetje: Përpara se të bëni prokurorinë, që nuk e bëni as mirë, pse nuk u përgjigjeni pyetjeve të emisionit Boom që ndodhen në tavolinat tuaja prej mëse një jave? Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe urojmë që hetimi administrativ nisur nga zonja ministre të ketë sadopak sukses.

Abuzimet në Teatrin e Kukullave, prokuroria nis hetimet pas denoncimit të "BOOM"

Pas denoncimit të BOOM, dorëhiqet përgjegjësja e trupës artistike në Teatrin e Kukullave

/Ora News.tv/