Kur mendohej se do kishte fund, facebook rrit fitimet me 50%

Kur mendohej se do kishte fund, facebook rrit fitimet me 50%

 Të ardhurat e Facebook kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej rreth 50%, që prej skandalit të ruajtjes së të dhënave personale. 

Bilanci i tre-mujorit të parë të vitit ka vërtetuar se skandali nuk ka ndikuar në popullaritetin e rrjetit social, pasi kompania ka deklaruar të ardhura që arrijnë shifrën e 11.9 miliardë dollarëve, krahasuar me 8 miliardë dollarë në të njejtën periudhë të një viti më parë.

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg, në komentin e tij mbi rezultatet e arritura, është shprehur se pavarësisht sfidave të rëndësishme me të cilat i është dashur të përballen, komuniteti dhe biznesi e kanë nisur fuqishëm vitin 2018.

Ai tha gjithashtu se Facebook po mundohet të krijojë një pamje më të gjerë të përgjegjësive që mbart dhe të investojë për t’u siguruar se shërbimet e kësaj platforme do të përdoren për qëllime të mira.

Kujtojmë se në fund të muajit mars Facebook u prek nga një skandal ku të dhënat e miliona përdoruesve u përdorën për qëllime politike nga kompania britanike Cambridge Analytica, skandal për të cilin vetë Zuckerberg ka dhënë shpjegime para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.


EMISIONET