Kur kryebashkiaku goditet me thikë në qafë

Kur kryebashkiaku goditet me thikë në qafë

Kryebashkiaku i qytetit Altena të Gjermanisë Perëndimore u godit me një thikë në pjesën e qafës, në atë autoritetet e sigurisë besojnë se është një sulm me “motive politike”. 

Sipas kryetarit të tanishëm, qyteti ka strehuar më shumë refugjatë sesa kërkohet nga kuota kombëtare.

Të hënën në mbrëmje, një njeri i dehur thuhet se iu afrua kryetarit Andreas Hollstein, i cili kishte shkuar në një dyqan qebapi në qendër të qytetit për të marrë një doner për gruan e tij.

Sipas mediave gjermane, njeriu kritikoi me zë të lartë politikat e kryetarit të bashkisë dhe e pyeti Holsteinin nëse ishte ai, përpara se ta godiste me një thikë. Plaga e shkaktuar në pjesën e qafës së kryebashkiakut është rreth 15 cm.



EMISIONET