Kur ishte adoleshent bënte namin në klube, a i mungon jeta e natës Klevis Balliut?

Kur ishte adoleshent bënte namin në klube, a i mungon jeta e

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka disa kohë që është bërë pjesë e politikës, por kur ishte adoleshent dilte shpesh për të frekuentuar jetën e natës.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai tregoi nëse i mungojnë klubet pasi u cilësua nga moderatorja se bënte namin kur ishte i ri.

“Si çdo i ri tjetër, unë kam bërë namin nëpër klube. Çdo gjë ka kohën e vet, sipas moshës kam shijuar daljet me shoqërinë time nëpër klube, bare. Nuk mund të them që më mungon, por nëse dua të dal, asnjë njeri nuk e ka të ndaluar.”

Më pas shtoi se nuk ka asnjë të keqe që të harbohesh në klube nate, por për paparacët që mund ta fotografojnë në gjendje të dehur, ai tha:

“Mjafton të mos bëhesh. Përgjithësisht se besoj se ka ndonjë njeri që pëlqen të pihet aq shumë. Çdo gjë që e kalon ekstremitetin është e dëmshme, edhe bukë kur han shumë, të dhemb barku”, tha ai duke shtuar se ka patur raste që e ka tepruar, por ka qenë pothuajse gjithnjë i përmbajtur.

EMISIONET