Tahiri: Nuk çoj mesazhe të koduara, i bëj drejtëpërdrejtë

Tahiri: Nuk çoj mesazhe të koduara, i bëj

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në Kuvend ku kishte regjistruar dhe emrin për të folur në seancë. Në fund të saj para gazetarëve  u tha se nuk foli pasi nga kuvendi u largua opozita, ndërsa përcolli dhe mesazhin se nuk kishte bir nëne që do e ndalonte në rrugën e tij për të bërë drejtësi.

Më pas postimi  në facebook dhe një mesazh:  Kur gjyqin moral ta ben djalli...keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.

Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament. 

Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.

Kete rruge do ndjek me durim.

Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.

Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.

E nuk do ndalem!


EMISIONET