Kanë kaluar 10 ditë nga zgjedhjet politike në Itali e rruga për krijimin  e qeverisë së re shfaqet çdo ditë dhe më e vështirë.

Gjatë orëve të fundit liderët e forcave kryesore politike kanë shprehur opinione të ndryshme mbi mundësitë e bashkëpunimit mes tyre duke ndezuar debatet e komplikuar të ardhmen e ekzekutivit.

Nga Strazburgu, ku ka zhvilluar një konferencë mediatike me gazetaët e huaj, lideri i Partisë "Lidhja", Mateo Salvini që në zgjedhjet e 4 marist me mbi18 % të votave u konfirmua forca kryesore politike e koalicionit të djathtë, u shpreh se "nuk do të pranoj kurrë të qeveris në koalicion me forcën politike të Matteo Renzit. Muaj e muaj beteja poltike për të larguar Renzit është absurde të pranoj të qeverisë me partinë e tij", tha ai.

Opinioni i Salvinit bie në kontraditë me deklaratën e 24 orëve më parë të aleatit të tij politik, liderit të Forza Italia, Silvio Berlusconi i cili i bëri një ftesë të hapur Partisë Demokratike të bashkëpunonte për krijimin e qeverisë së re.

Një ditë më parë koalicioni i së djathtës është mbledhur në selinë romane të Partisë Forza Italia duke ngarkuar Matteo Salvinin si përfaqësuesin e tyre në kosultimet e ardhshme të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella për krijimin  e qeverisë së re.

Nga ana tjetër,  forca e vetme fituese e zgjedhjeve të 4 marist, Lëvizja 5Yje me anë të liderit të saj Luigi Di Maio ka shprehur për herë të parë publikisht se është kundër krijimit të një qeverie me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike. "Jemi kundër një qeverie institucionale, është shprehur Di Maio. Italianët kanë votuar 5 Yjet, një kandidat për kryeministër e një program politik. Por nuk kemi frikë as të rikthehemi në zgjedhje". tha ai.

Ndërkohë brenda Partisë Demokratike, pas dorëehqjes së Renzit bëhen cdo ditë e më shpeshta zërat politike ndryshe nga linja e opozicionit e zgjedhur nga kjo parti.

Ministri aktual i Infrastrukturës dhe Transportit Graziano Delrio i konsideruar dhe si kandidat i mundshëm për të drejtuar Partinë Demokratike, në një intervistë radiofonike është shprehur se "nëse Presidenti Mattarella do të na kërkoj të krijojmë qeverinë e re, do ta marrim në vlerësim kërkesën e tij. Ndryshe nga Lëvizja 5Yje dhe Lidhja, Partia Demokratike është e disponueshme të dëgjoj e të marr pjesë në diskutime."

Për Ministrin Delrio, 5Yjet e Lidha janë dy forca politike mjaft radikale dhe pse me programe politike të ndryshme nga njëra-tjetra. "Partia Lidhja, tha ai, është një parti populiste, e ky populizëm është i keq, pasi vë të varfrit kundër të varfërve, duke i bërë mjaft dëm vendit."

Qëndrimet ndryshe të forcave politike italiane mbi mundësinë e krijimit të qeverisë së ardhshme  pas votës së 4 marsit duket se kanë lënë gjithcka në duart e Presidentit të vendit.

Pas 23 marsit ku pritet të mblidhet për herë të parë Parlamenti i ri italian dhe zgjedhjes së kryetarëve të grupeve si dhe të kryetarëve të dhomës së deputetëve dhe të Senatit, i takon kreut të shtetit të vendosë cila nga forcat politike duhet t'i ngarkohet detyra e krijimit të qeverisë së ardhshme italiane.


/Ora News.tv/