Një djalë pretendoi se ishte i fortë dhe se mund ta përballonte grushtin e shokut të tij, por në fakt me një goditje të vetme ka rënë përtokë.

Video tregon Jordan Sharpe që dëgjohet duke i thënë shokut të tij: "Unë nuk do të rrëzohem."

Por Kevin Robinsoni dha një goditje të madhe në fytyrë duke bërë që Jordan të bie mbi një tavolinë që ndodhej në dhomë.

26-vjeçari qëndroi i pavetëdijshëm për dy deri në tre minuta sipas tyre. Ngjarja ndodhi në banesën e Jordan në West Dunbartonshire, Skoci.

/Ora News.tv/